Top News – Frenon zgjerimi i BE-së/ Presidenca gjermane, “e zhgënjyer për shkak të dështimeve”
07/12/2020 13:00

Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian nuk pritet të jetë temë e samitit të BE-së që do të zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel, ndërsa edhe në takimin e së martës të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme do të jetë vetëm si temë eventuale jashtë rendit të ditës, apo si “çështjet e tjera”. Një diplomat i lartë i BE-së tha se arsyet për këtë janë axhenda e ngjeshur dhe dështimi që të ketë përparim në miratimin e kornizave negociuese, për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. I njëjti burim pohoi se “Gjermania, si kryesuese e radhës e BE-së, është e zhgënjyer, për shkak të këtyre dështimeve”, dhe fajin për këtë ia faturon Bullgarisë, e cila vazhdon të bllokojë miratimin e vendimit për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. “Si pasojë e bllokadës së vendimit për Maqedoninë e Veriut, që Bullgaria e ka bërë për shkak të çështjeve bilaterale historike, të cilat nuk kanë vend në procesin e zgjerimit, nuk kemi mundur të vendosim as për Shqipërinë, sepse disa shtete kanë insistuar se, nëse nuk ka vendim për Maqedoninë e Veriut, nuk mund të vendosim as për Shqipërinë”, tha diplomati i lartë. Bullgaria ka këmbëngulur që detyrimet e Maqedonisë së Veriut për të respektuar disa çështje historike, të cilat Sofja i sheh si fakte, të jenë pjesë e kornizës negociuese të BE-së. Një tjetër diplomat evropian tha se nuk sheh ndonjë mundësi për ndonjë kthesë pozitive në momentin e fundit, pra para përfundimit të presidencës gjermane më 31 dhjetor, kështu që Gjermania do ta përmbyllë presidencën e saj pa asnjë rezultat në zgjerim.

Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
Top News – Fushatë disajavore në Iran / Plani i luftës i Donald Trump, të gjitha detajet
20/02 14:35
Top News – Avionët luftarakë rusë drejt Alaskës / Tensione në qiell, komanda amerikane në alarm
20/02 14:24
Top News – Kupolë për mbrojtjen nga dronët / Pesë fuqitë ushtarake të Evropës bashkojnë forcat
20/02 14:23
Top News – Teherani po përgatitet për luftë! Fsheh materialet bërthamore, riparon bazat e raketave
20/02 14:20
Top News – Familja mbretërore në krizë të thellë / Policia bën kontrolle, hetimi për Andrew vazhdon
20/02 14:13
Top News – Lagarde drejt dorëheqjes. ‘Nderi’ i Presidentes së BQE për Macron para zgjedhjeve
20/02 13:45
Top News – Kina mbush BE me kartmonedha false. Europol sekuestron mbi 1.2 mld euro
20/02 12:54
Top Channel/ Sulmi ndaj Iranit, Britania refuzon t`i hapë bazat e saj ushtarake SHBA-së!
20/02 12:28
Top News – Macron përplaset me Melonin: ‘Mbaj vendin tënd, mos ndërhy në punët e Francës’
20/02 12:22
Top Channel/ Trump urdhëron hapjen e dosjeve për UFO-t: Obama nxorri të dhëna konfidenciale!
20/02 12:15
Top News – Britania nuk i jep SHBA-së bazat ajrore / Tërbohet Trump, i duhen për të goditur Iranin
20/02 12:03
Top News – Majmuni i braktisur që u bë viral / Luante me lodrën prej pelushi, gjen familje të re
20/02 12:03
Top News -‘Erë lufte’ mes Kinës dhe Japonisë / Kryeministrja: Do të ndryshojë Status Quo-në me forcë
20/02 11:58
Top News – Sulmon Iranin brenda orësh…Trump në takim urgjent krize, gati për luftë
20/02 11:55
Top News – Kim Jong un hap kongresin e rrallë / Zotohet të rrisë standartet e jetesës dhe ekonominë
20/02 11:54
Top Channel/ SHBA e “nxorri” nga bisedimet, Europa forcon diplomacinë e saj me Rusinë?!
20/02 11:50
Top News – Bota ka 10 ditë kohë…! Trump: Do të shihni çfarë do t’i ndodhë Iranit
20/02 11:46
DIGITALB DIGITALB