Pamje të reja të aksidentit tragjik të mbrëmjes së të enjtes në rrethrrotullimin pranë TEG-ut në Tiranë provojnë se Audi që drejtohej nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj ka qenë me shpejtësi tejet të lartë. Kamerat e bizneseve në krah të rrugës kanë fiksuar momentin kur automjeti afrohet me shpejtësi të madhe rrethrrotullimit dhe përpjekjes së 20-vjeçarit për të ngadalësuar. Por, makina nuk ka ndalur dhe makina ka çarë kordonin mbrojtës duke përfunduar në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Audi udhëtonte nga Farka në drejtim të rrethrrotullimit.