Fredi Beleri la qelinë e burgut të Fierit për të shkuar në Strasbourg për t’u betuar si eurodeputet. Ai do të ndalet fillimisht në Athinë e më pas do të vijojë rrugëtimin e tij për në Parlamentin Europian. Gjatë ditëve leje Beleri do të duhet të raportojë në komisariatin e Himarës për vendnodhjen e tij.