Më pak se dy muaj pas sigurimit të mandatit të dytë si president, Emmanual Macron ka humbur kontrollin e Parlamentit të Francës, pas rritjes së përkrahjes për aleancën e majtë dhe atë të së djathtës ekstreme. Macron u ka bërë thirrje votuesve që t’ia sigurojnë një shumicë solide. Mirëpo koalicioni i tij i qendrës ka humbur dhjetëra vende në zgjedhjet që kanë shfaqur ndasi të konsiderueshme në politikën franceze.