Dy statuja janë vandalizuar në Paris në mesin e lëvizjes globale për heqjen e monumenteve të lidhura me kolonializmin dhe skllavërinë. Një prej tyre I përket administratorit kolonialist, Hubert Lyautey dhe tjetra filozofit të famshëm, Volter, i akuzuar gjithashtu për përfitime nga tregtia e skllevërve. Protestuesit I qëlluan të dyja me bojë të kuqe.