Top News – Franca përvëlohet, valë e re të nxehti / Zjarrfikësit në alarm, zjarret mund të rindizen
08/08/2025 12:49

Zjarrfikësit dhe autoritetet lokale thanë se janë në gatishmëri të lartë të premten, pavarësisht se kanë arritur ta vënë nën kontroll zjarrin më të madh me të cilin është përballur Franca në dekadat e fundit, për shkak se parashikohen temperatura të larta që mund ta rindezin zjarrin në jug. Në tri ditët e fundit, zjarri u përhap në më shumë se 160 kilometra katrorë në rajonin Aude. Si pasojë e zjarrit ka vdekur një person, ndërkaq qindra të tjerë janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre. Për shkak të motit të nxehtë dhe të thatë, zjarri u përhap shpejt me një perimetër që arriti në 90 kilometra, dhe autoritetet lokale thanë se duhet të mbeten vigjilente gjatë gjithë fundjavës, pasi pritet që temperaturat të shkojnë në mbi 30 gradë Celsius. Administratori i rajonit, Christian Pouget, tha se rreth 1,000 persona ende nuk kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre pasi zjarri përfshiu 15 komunat në rajonin malor të Krbieres, duke shkatërruar ose dëmtuar të paktën 36 shtëpi. Si pasojë e zjarrit janë lënduar 21 persona, përfshirë 16 zjarrfikës, thanë autoritetet lokale. Rreth 1.300 shtëpi janë ende pa energji elektrike për shkak të dëmeve të shkaktuara në infrastrukturë, thanë autoritetet në Aude. Banorët janë paralajmëruar të mos kthehen në shtëpi pa autorizim, pasi shumë rrugë mbeten të bllokuara dhe të rrezikshme. Hetimet kanë nisur për të kuptuar se si shpërtheu zjarri. Ky është zjarri më i madh që Franca ka regjistruar në bazën e saj të të dhënave, të krijuar më 2006. Por, ministrja franceze për Ekologji, Agnès Pannier-Runacher, tha se ky është zjarri më i madh që vendi ka regjistruar që nga viti 1949, duke lidhur shpërthimin e zjarrit me ndryshimet klimatike. Evropa Jugore është përballur me shumë zjarre të mëdha gjatë kësaj vere. Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po rrisin frekuencën dhe intensitetin e valëve të nxehtësisë dhe thatësirës, duke e bërë rajonin më të ndjeshëm ndaj zjarreve të egra. Muajin e kaluar, një zjarr i madh që arriti deri në portin jugor të Marsejës, qytetit të dytë më të madh të Francës, la të plagosur rreth 300 persona.

Top News- Sulm nga persona të armatosur/ Nigeri, vriten rreth 50 persona dhe rrëmbehen gra e fëmijë
20/02 22:38
Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
Top News – Fushatë disajavore në Iran / Plani i luftës i Donald Trump, të gjitha detajet
20/02 14:35
Top News – Avionët luftarakë rusë drejt Alaskës / Tensione në qiell, komanda amerikane në alarm
20/02 14:24
Top News – Kupolë për mbrojtjen nga dronët / Pesë fuqitë ushtarake të Evropës bashkojnë forcat
20/02 14:23
Top News – Teherani po përgatitet për luftë! Fsheh materialet bërthamore, riparon bazat e raketave
20/02 14:20
Top News – Familja mbretërore në krizë të thellë / Policia bën kontrolle, hetimi për Andrew vazhdon
20/02 14:13
Top News – Lagarde drejt dorëheqjes. ‘Nderi’ i Presidentes së BQE për Macron para zgjedhjeve
20/02 13:45
Top News – Kina mbush BE me kartmonedha false. Europol sekuestron mbi 1.2 mld euro
20/02 12:54
Top Channel/ Sulmi ndaj Iranit, Britania refuzon t`i hapë bazat e saj ushtarake SHBA-së!
20/02 12:28
Top News – Macron përplaset me Melonin: ‘Mbaj vendin tënd, mos ndërhy në punët e Francës’
20/02 12:22
Top Channel/ Trump urdhëron hapjen e dosjeve për UFO-t: Obama nxorri të dhëna konfidenciale!
20/02 12:15
Top News – Britania nuk i jep SHBA-së bazat ajrore / Tërbohet Trump, i duhen për të goditur Iranin
20/02 12:03
Top News – Majmuni i braktisur që u bë viral / Luante me lodrën prej pelushi, gjen familje të re
20/02 12:03
Top News -‘Erë lufte’ mes Kinës dhe Japonisë / Kryeministrja: Do të ndryshojë Status Quo-në me forcë
20/02 11:58
Top News – Sulmon Iranin brenda orësh…Trump në takim urgjent krize, gati për luftë
20/02 11:55
Top News – Kim Jong un hap kongresin e rrallë / Zotohet të rrisë standartet e jetesës dhe ekonominë
20/02 11:54
Top Channel/ SHBA e “nxorri” nga bisedimet, Europa forcon diplomacinë e saj me Rusinë?!
20/02 11:50
DIGITALB DIGITALB