Francezët iu përgjigjën thirrjes së Presidentit Macron për të dalë masivisht në votime dhe për të votuar kundër ekstremistëve të djathtë të Marin Le Pen, por shumica e tyre nuk votuan për partinë e tij. Exit Poll-et tregojnë se koalicioni i majtë, Fronti i Ri Popullor do të sigurojë nga 172 deri në 192 mandate në parlamentin e ri francez, ndjekur më pas nga partia e Macron që pritet të marrë mes 150 deri në 170 mandate dhe forcë e tretë Marshi Kombëtar i Marine Le Pen, që pritet të sigurojë nga 132 deri në 152 deputetë në parlamentin e ri.