Top News/ Franca në kërkim të koalicionit…Macron shpreson të përçajë aleancën e majtë
09/07/2024 14:08

Asnjë nga tre blloqet politike në Francë nuk mundi të arrijë shifrën magjike prej 289 vendesh në parlament. 289 është shumica absolute në Asamblenë Kombëtare, e cila i duhet një kryeministri për t'i mbijetuar votës së detyrueshme të besimit pasi të emërohet nga Presidenti i Republikës. E majta "Fronti i Ri Popullor", një aleancë mes ekstremistëve të majtë, socialistëve, komunistëve dhe të Gjelbërve, fitoi 182 vende: Aleanca liberale centriste e Presidentit Emmanuel Macron "Ensemble" humbi vendin e parë. Partia ekstremiste e djathtë "Rassemblement National” (RN) u rendit treta me 143 deputetë, pavarësisht rritjes së madhe të votuesve të saj. Blloqet do të duhet të punojnë së bashku për të formuar një qeveri. Grupet e tjera nuk duan në asnjë mënyrë të bashkohen me RN. Marine le Pen ankohet se për shkak të sistemit të maxhoritar të votimit në Francë nuk ishte në gjendje të fitonte në 577 zonat elektorale, edhe pse në shifra absolute 10 milionë vetë votuan për këtë parti. Ndërkohë që nga ana tjetër Aleanca e majtë mundi të fitonte më shumë mandate me vetëm 6 milionë vetë që votuan për të. Meqënese askush nuk do të hyjë në koalicion me RN, si opsion mbetet bashkëpunimi midis Aleancës së Majtë dhe grupit politik të presidentit Macron. Të dy kampet e kanë përjashtuar deri tani një bashkëpunim të tillë. Në mediat franceze spekulohet se liberali Macron shpreson ta përçajë aleancën e majtë. Më pas ai mund të krijojë një koalicion qeveritar me pjesë të tij, p.sh. me të Gjelbërit, Socialistët apo me Republikanët Demokristianë. Një mundësi do të ishte edhe qeveri e toleruar pakice, nëse ajo do të merrte vetëm disa vota më pak se shumica absolute prej 289. Si opsion përfundimtar mbetet një qeveri teknike, e cila do të punonte me ministra jopartiakë dhe do të tolerohej nga parlamenti. Nëse asnjë nga këto mundësi nuk funksionon, presidenti mund ta shpërndajë përsëri Asamblenë Kombëtare. Por kjo mund të ndodhë vetëm një vit pas zgjedhjeve të fundit, pra në qershor 2025. Kështu e përcakton kushtetuta.

Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55