Franca u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të vendosin kushtin e testit negativ për COVID-19 për udhëtarët kinezë. Parisi e ka marrë tashmë një vendim të tillë, pasi në Kinë, vendi ku për herë të parë u shfaq koronavirusi në fund të vitit 2019, ka shpërthyer një valë e re infektimesh. Vetëm Italia dhe Spanja kërkojnë test negativ nga 27 shtetet e bllokut.