Pas deklaratës së Kremlinit zyrtar për dërgimin e tankeve nga perëndimi në Ukrainë, që e konsiderojnë këtë vendim si një "pjesëmarrje e drejtpërdrejtë" në luftë, ka reaguar Franca. As Franca e as aleatët nuk janë duke luftuar kundër Rusisë, tha Ministria e Jashtme franceze. “Ne nuk jemi në luftë me Rusinë dhe nuk është asnjëri nga partnerët tanë”, tha zëdhënësja e MPJ-së franceze, Anne-Claire Legendre. “Dërgimi i pajisjeve ushtarake…. nuk do të thotë që jemi pjesë e luftës”.