Gjermania, si një nga vendet e synuara më së shumti nga azilantët, duket se tashmë po e humbet këtë ‘stafetë’, kjo edhe për shkak të forcimit të zërave kundër-emigratore. Raportet e fundit europiane, tregojnë se Gjermania nuk është më vendi I parë për numrin më të lartë të azilkërkuesve, duke ia lënë vendin Francës e Spanjës.