Britania e Madhe dhe Franca nënshkruan një deklaratë që i ngarkon të dy vendet për të dërguar trupa në Ukrainë në rast se arrihet një marrëveshje paqeje me Rusinë. Pakti mban firmat e presidentit Emmanuel Macron, Volodymyr Zedlenksyt dhe kryeministrit britanik Keri Starmer. "Forca Shumëkombëshe për Ukrainën" do të veprojë si një trupë sigurie për të forcuar garancitë e sigurisë dhe aftësinë e Ukrainës për t'u rikthyer në paqe dhe stabilitet duke mbështetur rigjenerimin e forcave të veta të Ukrainës.