Presidenti francez, Emmanuel Macron ka njoftuar se Franca do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez në shtator, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York. Me këtë vendim, Franca do të bëhet vendi i parë nga grupi i shtatë shteteve më të industrializuara në botë që ndërmerr një hap të tillë.