Ministria e Mbrojtjes në Francë, i quajti të martën deklaratat e bëra nga shefi i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Rusisë, dezinformata dhe të papërgjegjshme, pasi ai sugjeroi se Parisi po përgatitej të dërgonte 2,000 trupa në Ukrainë. “Manovra e orkestruar nga Sergei Naryshkin, Drejtor i Inteligjencës së Jashtme Ruse, ilustron edhe një herë përdorimin sistematik të dezinformatave nga Rusia”, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë.