Qeveria franceze ka njoftuar se do të paguajë 100 € për çdo qytetar i cili ka të ardhura mujore deri në 2 mijë euro, për të ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe energjisë. Kjo shifër do të shkojë për pothuajse 38 mln francezë, përfshirë edhe ata që nuk drejtojnë makinë apo motor.