Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, me udhër të SPAK, ka firmosur futjen në regjimin e ashpër 41 biss, Fran Marashin, i akuzuar për masakrën e Urës Vajgurore të 1997, në të cilën u vranë katër efektivë policie dhe disa të tjerë u plagosën. Fran Marashi është vendosur në Regjim të Posaçëm “41-bis” në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të sigurisë së lartë në Peqin për një vit. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e disa veprave penale të rënda, përfshirë: Vrasje me dashje të punonjësit të policisë.