Top News – Foshnjet ruse ‘flasin’ për gjeopolitikë / Indoktrinim në moshë të vogël, liderët me IA
06/07/2025 14:31

Programi i shplarjes së trurit i Putinit është zhytur në thellësi të reja me një karikaturë propagandistike distopike që synon fëmijët e vegjël. Shfaqja e animuar për fëmijë përdor versione të udhëheqësve botërorë si fëmijë, për të mbjellë ndjenja pro-Putinit dhe anti-perëndimore që përpara se fëmijët të mund të ecin ose të flasin. Propagandisti kryesor i Putinit, Vladimir Solovyov, udhëhoqi shfaqjen e re të quajtur Sandpit. Producentët thonë se qëllimi i saj është që të "ngulisë patriotizmin që në moshë të vogël" dhe t'u mësojë foshnjave ruse të "diskutojnë gjeopolitikën". Një trailer 30-sekondësh i postuar në llogarinë e Solovyov në Telegram, tregon versione të vogla të Putinit, Trump, Macron, Musk, Erdogan dhe Kim Jong-un duke biseduar në një video-telefonatë. Në një moment, Kim i thotë Macronit se nuk duhet të lejohet të kalojë kohë me të tjerët sepse "është gjithmonë me gjyshen e tij", një tallje kjo për gruan e presidentit francez, Brigitte, e cila është 24 vjet më e madhe se ai. Kur Trump pyet pse biseda e tyre po zhvillohet në një aplikacion rus për video, Putin përgjigjet me një goditje ndaj teknologjisë perëndimore: "Sepse Skype-i yt është ndërprerë, ja pse." Putin, fytyra e të cilit duket e sjellshme dhe e qetë, shfaqet i veshur me një uniformë të bardhë xhudoje. Pranë presidentit rus qëndron një arush pelushi, një simbol i identitetit kombëtar, dhe një anije lodër që përfaqëson Flotën e Detit të Zi të Marinës Ruse. Ndërkohë, Kim, i cili aktualisht po dërgon trupa dhe armë për të mbështetur luftën e Putinit në Ukrainë, duket si i fiksuar pas raketave, dhe mban fort në duar një raketë lodër. Erdogan, në anën tjetër është portretizuar në një stil të ekzagjeruar. I veshur me fezin tradicional, presidenti turk shfaqet në një sfond të zbukuruar, të frymëzuar nga osmanët. Ndërsa Erdogan dhe Macron shfaqin shpërthime ankthi, Trump dhe Musk buzëqeshin me vetëkënaqësi. Biznesmeni i shndërruar në president shihet në një dhomë të shndritshme, ndërsa CEO i Tesla-s duket i fiksuar pas makinës së tij lodër. Kremlini në fakt ka kohë që ka vënë në shënjestër fëmijët me propagandë shtetërore. Në paradat e Ditës së Fitores në Rusi, karrocat e fëmijëve shndërrohen në tanke kartoni dhe foshnjat vishen me uniforma të vogla ushtarake. Nëpër shkolla fëmijët, që në moshën parashkollore ekspozohen ndaj botës së armëve dhe kulturës ushtarake.

Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18