Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vdekjen e një foshnje në maternitetin e Spitalit Rajonal të Durrësit, ngjarje e ndodhur më 19 shkurt. Rasti u denoncua pak ditë më pas nga nëna e të porsalindurit, ndërsa ndaj mjekut që ndoqi lindjen ka nisur procedimi penal për neglizhencë mjekësore.