Prindërit e foshnjës 2-muajshe që humbi jetën dy ditë më parë pas transportimit nga Korça drejt Tiranës kanë rrëfyer momentet e fundit të fëmijës, duke thënë se i vogli kishte probleme shëndetësore që prej lindjes, pasi kishte lindur premature dhe me peshë një kilogram. Ata kanë ngritur akuza për mjekët me pretendimin se e nxorrën para kohe nga spitali. Vjollca Shkëmbi, nëna e foshnjës ka ngritur akuza ndaj sistemit shëndetësor, duke pretenduar se fëmija i saj u nxor para kohe nga spitali në Tiranë, pavarësisht se kishte lindur prematur dhe kishte nevojë për kujdes të specializuar.