Tirana do të mirëpresë forumin e parë të investimeve mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Në dy ditë, më 13 dhe 14 tetor, në pallatin e kongreseve do të zhvillohen disa sesione dhe panele, të cilat synojnë të risin mundësinë e investimeve ekonomike në gjashtë vendet e rajonit ballkanik.