Pasi socialistët u tërhoqën nga zhbërja e formulës së bashkëkryesisë, të majtë e të djathtë pritet t’i kthehen tryezës së përbashkët për reformën territoriale, e cila do të prodhojë jo vetëm ndryshime në ndarjen e hartës administrative-territoriale, por edhe në funksionet dhe finanacimet që bashkitë kanë. I ftuar në emisionin Breaking në Top News, ministri i shtetit për pushtetin vendor, Ervin Demo u shpreh se përmes kësaj reforme duhet të krijohen bashki që i rezistojnë kohës.