Rregullorja e re e Kuvendit e propozuar nga Partia Socialiste forcon rolin e komisionit të drejtuar nga Fatmir Xhafaj në raportimin e institucioneve të pavaruara në Kuvend. Sipas draftit të depozituar nga anëtarët e kryesisë së grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, Erjo Mile dhe Erjon Malaj, raporti i punës vjetore të institucioneve do i kalojë fillimisht komisioneve përgjegjëse, ku do organizohen seanca dëgjimore dhe do të hartohen projektrezoluta me rekomandime për përmirësimin e punës së institucioneve.