Top News – Forcimi i aleancave në Azi/ Në fokus të turit të zyrtarëve të lartë të SHBA
14/03/2021 22:02

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin do të nise turin e tij aziatik që është edhe i pari pas marrjes së detyrës, nga Havai ku ndodhet komanda ushtarake amerikane për rajonin e Indi-Paqësorit. “Bëhet fjalë për aleancat dhe partneritetet”, u tha ai gazetarëve që e shoqërojnë gjatë udhëtimit, ku do të zhvillojë takime me aleatët kyçë në Tokio, New Delhi dhe Seul. “Ka të bëjë edhe me rritjen e kapaciteteve”, vijoi ai duke shtuar se ndërsa Shtetet e Bashkuara ishin të përqendruara tek përpjekjet anti-xhihadiste në Lindjen e Mesme, Kina po modernizonte me një ritëm të shpejtë ushtrinë. “Epërsia konkurruese që kishim, është tkurrur. Ne vazhdojmë ta kemi epërsinë dhe do ta thellojmë atë. Synimi ynë është të sigurohemi që të kemi aftësitë dhe planet operacionale … të jemi në gjendje të ofrojmë një frenim të besueshëm ndaj Kinës dhe kujtdo tjetër që sfidon Shtetet e Bashkuara”, tha Sekretari i Mbrojtjes. Në Tokio dhe Seul, zoti Lloyd do të jetë së bashku me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken. “Një nga gjërat që duam të bëjmë unë dhe Sekretari i Shetit është të fillojmë forcimin e këtyre aleancave. Synimi është kryesisht të dëgjojmë dhe të mësojmë, të shohim këndvështrimin e tyre”, tha zyrtari i lartë amerikan. Ky turne në Azi i krerëve amerikanë të diplomacisë dhe të mbrojtjes pason një takim të pashembullt të Katërshes, një aleancë informale e krijuar në vitet 2000 si kundërpeshë ndaj Kinës

Top Channel/ Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër!
02/03 15:13
Top Channel/ Nga SHBA në Pakistan, protesta kundër vrasjes së Khameneit: 25 të vdekur!
02/03 15:05
Top Channel/ Gërmadha dhe pallate të dëmtuara, çfarë mbeti pas sulmit iranian në Tel Aviv
02/03 13:31
Top Channel/ Ndërtesa e dëmtuar rëndë nga sulmet iraniane, nis pastrimi i gërmadhave në Tel Aviv
02/03 13:01
Top Channel/ Irani sulmon një qendër rekrutimi në Tel Aviv, pamje nga ndërtesa e dëmtuar
02/03 13:00
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli mbrohet nga sulmet e Hezbollah në veri të vendit
02/03 12:41
Top Channel/ Lufta me Iranin, Trump paralajmëron amerikanët: “Do i shkojmë deri në fund
02/03 12:40
Top Channel/ Irani trondit bursat, rritet cmimi i naftes
02/03 12:33
Top Channel/ Iran, regjimi i paprekur nga vdekja e Khameneit? BBC: Pasardhësin e zgjedhin besnikët!
02/03 12:16
Top Channel/ Lufta e Iranit, goditet baza në Qipro: Sulmohet Libani, Trump: Khamenei do më vriste!
02/03 12:13
Top News-Lufta nuk ‘rrëzoi’ regjimin në Iran / Zyrtarët amerikanë, skeptikë pas vrasjes së Khameneit
02/03 12:10
Top News – Irani nuk do të sulmonte i pari SHBA-në / Pentagoni i raporton kongresit: Asnjë shenjë
02/03 12:10
Top Channel/ Alarme për sulme ajrore në Izrael, paralajmërohen qytetarët
02/03 11:36
Top Channel/ TCH në Tel Aviv, gazetari Artur Bibe: Sistemi i mbrojtjes njoftoi për sulm ajror
02/03 11:33
Top Channel/ Gazetari i TCH tregon për situatën në Izrael: Nuk lejohen lëvizjet e panevojshme
02/03 10:49
Top Channel/ “Jeta vazhdon”, banorët e Tel Avivit flasin për Top Channel: Irani do të mundet
02/03 10:47
Top News – Front i ri lufte. Izraeli sulmon Hezbollah në Liban, kundërpërgjigjet grupi
02/03 09:41
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”: Përshkallëzohet konflikti, 48 drejtues iranianë të eliminuar
01/03 19:54
Top News – Pas Khameneit vjen një pragmatist / Ali Larijani shfaqet si ‘ndërmjetës pushteti’
01/03 15:46
Top News – Kapet anija e ‘flotës hije’ të Rusisë / Belgjika dhe Franca ndjekin cisternën ‘fantazmë’
01/03 15:39
DIGITALB DIGITALB