Ukraina ka tërhequr trupat e saj nga Avdiivka, një qytet kyç në lidnje të vendit, i cili mbahet i rrethuar nga forcat ruse prej disa muajsh. Duke folur për tërheqjen, presidenti Volodymir Zelenksi tha se vendimi është marrë për të shpëtuar jetët e ushtarëve. Pothuajse e gjithë popullsia e Avdiivkës prej më shumë se 30,000 banorësh të paraluftës është larguar dhe vetë qyteti është pothuajse plotësisht i shkatërruar. Rënia e saj shënon fitoren më të madhe të Rusisë prej muajsh dhe Zelensky fajësoi furnizimet e çrregullta të armëve perëndimore.