SHBA-të do të ofrojnë mbështetje ushtarake për Ukrainën si pjesë e një marrëveshjeje paqeje, konfirmoi Donald Trump pas takimit në shtëpinë e bardhë me Volodimir zelenskin dhe udhëheqësit evropian. Ai premtoi “mbrojtje dhe siguri shumë të mirë" e nuk përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në terren. Presidenti amerikan tha se Vladimir Putin kishte rënë dakord të pranonte garanci sigurie për Ukrainën në atë që ai e quajti një "hap shumë të rëndësishëm përpara". Putin gjithashtu pranoi të ulet me Zelenskin në tryezën e bisedimeve brenda dy javëve të ardhshme, u tha kancelari gjerman Friedrich Merz gazetarëve përpara se të hidhte dyshime nëse udhëheqësi i Kremlinit do të kishte "guximin" për t'u paraqitur. Nëse takimi do të mbahej, kjo do të shënonte herën e parë që udhëheqësit do të takoheshin ballë për ballë që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska në shkurt 2022. Trump tha se po organizonte bisedimet e paqes dhe se më pas edhe vetë ai do të bashkohej në një takim të mëvonshëm.