Zjarret e verës së vitit 2021 dhe të vitit të kaluar u shoqëruan me polemika në lidhje me gjendjen e helikopterëve Cougar, që janë në dispozicion të forcave ajrore shqiptare. Gjatë një seancë dëgjimore në komisionet parlamentare vitin e kaluar, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se kontratat e mirëmbajtjes së këtyre mjeteve ishin të vështira dhe ngriti dyshime se kompanitë nuk respektuan këto marrëveshje.