Projektligji për retifikimin e ratifikimin e marrëveshjes financiare me Komisionin Europian, është shndërruar në objekt debati mes Partisë Demokratike dhe maxhorancës socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetja Jorida Tabaku, ka hedhur një sërë akuzash ndaj qeverisë, për paaftësi për tërheqjen dhe menaxhim të fondeve evropiane.