Sali Berisha deklaroi se foltorja e nisur nga Partia Demokratike para Kryeministrisë nuk do të ndalet deri në realizimin e misionit të saj, që është largimi i Edi Ramës. Në fjalën e mbajtur në foltoren e tretë para godinës së qeverisë, kreu i PD përsëriti akuzën se Rama po i bën presion Gjykatës Kushtetuese.