Kreu i Partisë Demokratike u ndal në një takim me demokratët në Kurbin, ku kërkoi mobilizim qytetar ndaj qeverisë, që e akuzoi për korrupsion dhe politika shpopullimi ndaj shqiptarëve. Berisha tha se me paratë e vjedhura nga tenderat, zv.Kryeministrja Belinda Balluku ka blerë 300 apartamente dhe dy jahte. Ai akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po bllokon heqjen e imunitetit për Ballukun.