Ish deputeti demokrat, Ervin Salianji, që ditët e fundit ka nisur takime me bazën e Partisë Demokratike, duke kërkuar analizë, reflektim dhe ndryshime në mënyrën e drejtimit të saj, është bashkuar këtë të hënë në foltoren e thirrur nga Sali Berisha para Kryeministrisë. Ndërkohë, Berisha e ka konsideruar lëvizjen e Salianjit brenda partisë si lëvizje që bëhet për interesa personale dhe që nuk përfaqëson interesin e demokratëve dhe të opozitës.