Integrimi është refreni i përditshëm i palëve politike në vend, me Ramën që thotë se yjet e fatit janë në krah të Shqipërisë dhe Berishën që ngre alarmin se procesi është bllokuar. Top News u interesua në Bruksel lidhur me punimet e grupit të punës të zgjerimit të Këshillit të Bashkimit Europian, të quajtur COELA, i cili në mbledhjen e 7 prillit kishte tre pika në rend dite, mes të cilave edhe raportin IBAR për Shqipërinë. Pyetur për pikat kryesore që u diskutuan në këtë takim, burime diplomatike në Bruksel dhanë këtë koment për Top News.