Policia në Durrës ka arrestuar 39-vjeçarin nga Shijaku, që disa kohë më parë u konfliktua me një vajzë të re nga Venezuela. Bëhet fjalë për shtetasin Ismet Zoto, i cili akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion, këtë shtetase dhe 4 të tjera të huaja, në një banesë me qira, në lagjen nr. 2 në Durrës, ku gjithashtu konsumoheshin lëndë narkotike.