Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca inspektuan këtë të martë punimet në rrugën e re në Petrelë. Veliaj tha se këtë mandat fokusi do të jetë te zhvillimi i zonave rurale të Tiranës, të cilat rrjedhimisht rrisin ndjeshëm edhe vlerën e pronës.