Një avion i Korean Air doli nga pista ndërsa po ulej në aeroportin ndërkombëtar Cebu në Filipine, duke shkaktuar lëndime të lehta dhe duke detyruar autoritetet të mbyllin aeroportin e dytë më të madh në vend. Të 173 pasagjerët dhe ekuipazhi i fluturimit KE631 të Korean Air, i nisur nga Incheoni, u evakuan pasi Airbusi A330 doli nga pista – konfirmuan autoritetet e aviacionit civil. Lëndimet e lehta u trajtuan në klinikën e aeroportit.