Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka shpërthyer në mbledhjen e Komisionit të Edukimit këtë të enjte, duke akuzuar kolegët deputetë, kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla dhe Presidentin Bajram Begaj për kalimin e ligjit për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Açka tha se mbledhja e 19 korrikut e komisionit ishte e jashtëligjshme dhe se deputetët me këtë vendim ‘menduam vetëm për të ndenjurat e një njeriu’ dhe jo për interesat e qytetarëve.