Top News – ‘Fluksi në mëngjes, udhëtoni pasdite’/ ‘Zgjidhja’ e Konsullatës për radhët në Kapshticë
21/08/2021 10:47

Prej disa ditësh në orët e para të mëngjesit e deri në mesditë, në Kapshticë ka pasur fluks të lartë mjetesh me radhë mbi 1 km. Shkak është bërë personeli i reduktuar i palës greke. Qytetarët deklarojnë se palët duhet të merren vesh me njëra-tjetrën si edhe të merren masat për përballimin e fluksit të udhëtarëve. Nga ana tjetër, Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Selanik u bën thirrje shqiptarëve që kthehen në Greqi pas pushimeve, që të udhëtojnë në oraret e pasdites drejt vendit fqinj, për të shmangur radhët në mëngjes. “Gjatë ditëve të fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës ka patur një fluks të shtuar të kalimeve nga Shqipëria në Greqi, të qytetarëve që kthehen nga pushimet. Nisur nga ky fakt, Konsulli i Përgjithshëm Arqile Sota, ishte prezent të premten gjatë gjithë ditës dhe u takua me autoritetet greke dhe shqiptare të kufirit, si dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Kufirit të Korçës. Nga konstatimet rezulton se ky fluks i kalimeve kufitare, gjë që shkakton radhë dhe pritje, ndodh vetëm në orët e para të paradites. Pas orës 12.00-13.00 dhe në vijim, gjatë pasdites, në Pikën e kalimit kufitar të Kapshticës nuk ka as radhë as pritje. Ju bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë të marrin në konsideratë dhe të vlerësojnë kthimin në Greqi edhe në oraret e pasdites për të mos krijuar radhë dhe për të mos pritur gjatë për të kaluar kufirin” thuhet në njoftimin zyrtar.

Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23
Top Channel/ Blegtorët në protestë për subvencione, kërkojnë rritje financimi dhe naftë
07/04 15:22
Top Channel/ Ndryshon Ligji për pastrimin e parave, deputetët votojnë draftin
07/04 15:16
Top Channel/ Gjykata refuzon Ballukun, kërkoi rrëzimin e masës për pezullimin nga detyra
07/04 15:13
Top News-’14 milionë iranianë, gati të vdesin’. Presidenti Pezeshkian sfidon Trump-Edhe unë në listë
07/04 14:48