Tirana International Airport informon udhëtarët që kanë planifikuar të bëjnë udhëtime përmes Rinasit, që të paraqiten 3 orë para nisjes për në destinacion, për të bërë check-in. Sipas TIA-s kjo masë synon të përmirësojë përvojën e përgjithshme të udhëtimit për të gjithë pasagjerët, teksa ka lajmëruar se kjo situatë do të zgjasë deri më 10 shtator për shkak të fluksit të shtuar të pasagjerëve.