Edhe ditët e para të gushtit kanë nisur me fluks të lartë udhëtarësh në hyrje të Portit të Durrësit Mbi 8 300 pasagjerë mbërritën në vend nga kjo pikë kufitare detare gjatë 24 orëve të fundit. Sipas shifrave, mëngjesin e sotëm me 3 tragete mbërritën 3 828 udhëtarë dhe 1 116 automjete, ndërsa në mbrëmje priten të vijnë dhe dy tragete të tjerë. Fluksi i udhëtarëve vazhdon të jetë në hyrje dhe shumica e tyre janë shtetas të huaj, por edhe emigrantë që kthehen në atdhe për pushimet verore nga vende të ndryshme.