Nisma ‘Thurrje’ kërkon anulimin e ligjeve, që pas hetimeve të prokurorisë së posaçme rezultojnë se janë miratuar për të favorizuar në mënyrë të paligjshme biznesmenë të afërt me politikanët. Në kryesinë e kuvendit, Endri Shabani renditi pesë ligje, për të cilat u zotua se nëse nuk anulohen sot, do të jenë pika e parë e agjendës së tyre politike nesër.