Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një rast të pastrimit të parave, nëpërmjet tregtisë së floririt. Për këtë arsye, Prokuroria ka kërkuar masat e sigurisë arrest në burg për 4 persona, 2 shtetas shqiptarë dhe 2 shtetas italianë. Njëri nga shqiptarët, I arrestuar tashmë, është identifikuar si Kreshnik Kurta, I përfshirë në këtë skemë të paligjshme, ndërsa tjetra është administratorja e kompanisë fiktive “Tirana-Bullion” sh.p.k., me inicialet K.K. Gjatë hetimeve, nga ana e Prokurorisë u arrit të evidentohej një skemë e mirëfilltë e transferimit të shumave monetare me prejardhje të dyshuar kriminale nëpërmjet sistemit bankar nga Italia me destinacion Shqipërinë. Top Neës meson se nëpërmjet kësaj skeme dyshohet se janë pastruar të paktën 2 milionë euro.