Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dhënë mesazh për zgjedhjet lokale të 14 majit. Ai u është drejtuar dje qytetarëve duke u thënë se zgjedhjet lokale ju japin mundësinë për të përmirësuar hapësirën e tyre të jetesës. Begaj ka thënë se përfaqësuesit, të cilët qytetarët do t’i zgjidhin nesër, do të jenë përgjegjës për cilësinë e tyre.