Kuzhina shqiptare renditet e 68-ta në listën e përvitshme të publikuar nga Taste Atlas. Në rajon, më mirë vlerësohet kuzhina serbe në vendin e 25-të, ajo boshnjake në vendin e 38-të dhe ajo maqedonase në vendin e 59-të. Ekspertët e TasteAtlas kanë vlerësuar nga kuzhina shqiptare autenticitetin e fërgesës tiranase, ballokumen e Elbasanit, tavën e kosit, qumështorin, flinë, fasule jani dhe qoftet e fërguara.