Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, i ka cilësuar si “persekutim të hapur politik” fletarrestimet e lëshuara nga autoritetet në Kosovë lidhur me vendosjen e barrikadave në veri më 2022. Në mesin e 11 personave ndaj të cilëve është lëshuar fletarrestim është edhe Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili është në kërkim nga Kosova për sulmin e armatosur më vitin 2023 në Banjskë të Zveçanit.