Bekim Halilaj, I riu që u gjet I varur në një tabelë rrugore në periferi të Brukselit mendohet se është vetëvrarë. Autoritetet belge atje kanë përfunduar autopsinë, e cila – sipas familjarëve – konfirmon vetëvrasjen pasi në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune. Në një lidhje direket për emisionin Breaking me Dafinën në Top Neës, vëllai i viktimës, Redi Halilaj mohoi që ai të jetë ekzekutuar. Megjithatë, hetuesit nuk e kanë përjashtuar plotësisht as pistën e përfshirjes së personave të tjerë në ngjarje. Për shkak të së kaluarës së tij, është përmendur edhe pista e ndonjë përplasjeje me grupe kriminale, por deri tani asgjë nuk është provuar. Bekim Halilaj kishte qenë më parë i arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2017, si pjesë e një grupi të dyshuar për trafik droge, për çka ishte dënuar me shtatë vite burg.