Strasburgu rrëzoi vettingun në rastin e prokurorit Besnik Cani nën argumentin se gjyqtari Luani Daci, që shqyrtoi çështjen ishte emëruar në atë pozicion në kundërshtim me kriteret ligjore. Por, a ndikon ky vendim i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, edhe në çështjet e vettingut të 37 magjistratëve, që gjithashtu janë shkarkuar me firmën e Luan Dacit?