Marjana Gurakuqi ishte viktima e parë Dan Hutrës, që tronditi kryeqytetin dhe gjithë Shqipërinë me krimet makabre paraditen e 1 marsit. Për fat të mirë 40-vjeçarja ia doli t’u mbijetojë plagëve të marra nga sulmi me thikë I Dan Hutrës, teksa nga spitali, ka dhënë edhe dëshminë e parë mbi ngjarjen. Ajo zbuloi se me autorin kishin pasur një histori dashurie dhe se e kishte ndihmuar shumë herë me lekë.