Top News – Flasin për anijet në Detin e Zi e Ukrainën / SHBA-Rusi, takohen sërish në Arabinë Saudite
20/03/2025 14:51

Rusia dhe SHBA-ja do të diskutojnë mënyrat për të siguruar transport të sigurtë në Detin e Zi në bisedimet për një zgjidhje të mundshme të luftës në Ukrainë, në qytetin saudit Xhedah gjatë ditëve në vijim, tha Kremlini të enjten. I dërguari i Trump, Steve Ëitkoff në fillim të kësaj jave tha se bisedimet SHBA-Rusi do të zhvillohen të dielën në Jeddah. Por i pyetur nga Reuters, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ato mund të mbahen në fillim të javës së ardhshme. "Ne presim që negociatat do të vazhdojnë në nivel ekspertësh dhe do të vazhdojnë në ditët në vijim," tha Peskov, duke shtuar se ndihmësi i Kremlinit Yuri Ushakov kishte folur me Mike Ëaltz, këshilltarin e sigurisë kombëtare të SHBA, të mërkurën. Peskov tha se kur Putin dhe Trump folën me telefon të martën, ata kishin diskutuar për "Nismën e Detit të Zi". Turqia dhe Kombet e Bashkuara ndihmuan në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje të arritur në korrik 2022 që lejoi eksportin e sigurt të afro 33 milionë tonëve grurë të Ukrainës përmes Detit të Zi, pavarësisht luftës. Rusia u tërhoq nga marrëveshja pas një viti, duke u ankuar se eksportet e saj të ushqimit dhe plehrave u përballën me pengesa serioze. “Ne i kemi plotësuar të gjitha kushtet atëherë, por kushtet në lidhje me ne nuk janë plotësuar”, tha Peskov. Shtëpia e Bardhë, duke folur pas telefonatës mes Trump dhe Putinit, tha se liderët ranë dakord për negociata teknike për zbatimin e një armëpushimi në Detin e Zi.

Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13
Top Channel/ Tregjet luhaten nga lufta me Iranin/ Bursat bien, nafta mbi 100 dollarë
31/03 11:13
Top News – Ndërmjetësi mund të hyjë në luftë. Pse Pakistani rrezikon që të përfshihet në konflikt
31/03 11:12
Top News – Me luftë, ose jo! SHBA paralajmëron Iranin: Hormuzin do ta hapim
31/03 10:42
Top News – BE dënon ashpër Izraelin. Ligji me vdekje për palestinezët, diskriminues
31/03 10:31
Top News – Izraeli miraton ligjin radikal. Dënim me vdekje për palestinezët
31/03 10:15
Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49