Detaje të reja janë zbardhur nga krimi makabër në Greqi, ku një shtetas shqiptar vrau për vdekje gruan e tij me thikë. Kanë dhënë dëshminë e tyre për policinë dy djemtë e viktimës, të cilët ishin të vetmit që kujdeseshin për të, të cilët e dinin të vërtetën, por edhe frikën që kishte nëna e tyre sa herë kthehej nga puna. Njëri nga djemtë e 41 vjecares u shpreh se mamaja e tij kishte shumë frikë nga sjellja agresive e të shoqit.