Arbnora Fejza Idrizi është artistja që ka arritur të shkruajë emrin për herë të katërt në librin e rekordeve botërore Guinnes. Konfirmimin zyrtar nga selia e Librit Guinness nga Londra, e ka bërë të ditur vetë artistja, përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan ‘vendosëm histori përsëri me një rekord të jashtëzakonshëm'. Ndërkohë falendëron të gjithë pë rmbështetjen e vazhdueshme, duke shtuar se bashkë po shkruajmë kapituj të pazakontë të suksesit.