Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se objekti i qeverisë së Kosovës është ndriçuar me flamurin e Ukrainës në shenjë solidariteti me shtetin territori i të cilit është pushtuar pjesërisht nga Rusia. Kurti thotë se këto janë kohë kritike për popullin ukrainas dhe se pavarësisht sa të errëta janë kohët apo sa e vështirë është lufta, historia favorizon të drejtët. “Pavarësisht se sa të errëta janë kohët apo sa e vështirë të jetë lufta, historia favorizon të drejtët”, shkroi ai në Tëitter.